Sot në Gjykatën Speciale mbahet konferenca e radhës për ecurinë çështjes ndaj ish krerëve të UÇK-së

Ka përfunduar seanca e djeshme në gjykimin kundër: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Ka përfunduar seanca e së enjtes në gjykimin kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pyetjeve të avokatit të Kadri  Veselit, Ben Emmerson iu ka përgjigjur dëshmitari i 30-të. Seanca si zakonisht ka qenë e mbyllu për publikun. Kryetari i trupit gjykues Charles Smith ka njoftuar se seanca e radhës në këtë proces gjyqësor do të mbahet të hënën, më 16 tetor. Në seancë të së hënës, pritet të dëgjohet dëshmitari i 29-të, i cili dje nuk ishte i gatshëm të dëshmonte. Avokati i Kadri Veselit kërkon që ta marrë në pyetje dëshmitarin në seancë të hapur. Kërkesën e Emmersonit e ka kundërshtuar prokurori Matt Halling, por kryetari i trupit gjykues e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë që seanca vazhdojë të jetë e mbyllur. Seancën e së enjtes, Jakup Krasniqi e ka përcjellë përmes video-lidhjes, ndërsa Hashim  Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep  Selimi kanë qenë të pranishëm  në sallën e gjyqit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …