Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Gjatë kësaj seance, e cila është mbajtur në Colmar të Francës, është prezantuar dosja e Prokurorisë së Beogradit, e cila e akuzon atë për gjoja Krime Lufte. Haradinaj është njoftuar me lëndën, të cilën e ka quajtur të sajuar dhe të motivuar politikisht nga Qeveria e Serbisë. Avokati, Arianit Koci ka bërë të ditur se seanca për shqyrtimin e lëndës për ekstradim do të mbahet më 9 Shkurt.
