leoni

Ka përfunduar takimi dy orësh i kryeministrit, Albin Kurti, me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Ka përfunduar takimi dy orësh i kryeministrit, Albin Kurti, me pesë emisarët specialë për dialogun Kosovë-Serbi

Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak pas takimit me Kurtin në një deklaratë për media tha se kanë biseduar për Propozimin për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, raporton Telegrafi.  “Ne jemi këtu me një delegacion të fuqishëm të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe këshilltarëve të lartë të Gjermanisë, Francës e Italisë që është sinjal se ne jemi të zotuar për një normalizim të raporteve Kosovë-Serbi… I kaluam më shumë se dy orë me kryeministrin dhe kjo tregon se takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por i sinqertë dhe i hapur”, tha Lajçak para mediave. Ai tha më tej se qëllimi i takimit me Kurtin ishte të diskutojnë Propozimin për normalizimin e raporteve me Serbinë të prezantuar në shtator dhe dhjetor. Ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësisë që ofron ky propozim… shpresoj të arrijmë aty dhe të shfrytëzohet potenciali i plotë i këtij propozimi…ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, ka thënë ai. Në takim me Kurtin ishte i deleguari amerikan, Gabriel Escobar. Kësaj radhe në takim me Kurtin përveë Lajçakut dhe Escobarit  ishin edhe tre këshilltarët e jashtëm të kancelarit gjerman, kryetarit francez, dhe kryeministres italiane.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …