Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit Kurti, me shefin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak

Sot në Bruksel ka përfunduar takimi i dytë i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të lartë, për Politkë të Jashtme,  Josep Borrell dhe emisarit për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Paraprakisht u mbajt takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësuesve Borrell e Lajçak. Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt, të këtij viti. Ditë më parë Bashkimi Evropian kishte  publikuar agjendën e takimeve të sotme në Bruksel, por takimi edhe kësaj radhe ka përfunduar pa sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …