Sot në Prishtinë është mbajtur trajnimi i punëtorëve shëndetësor të cilët do të nisen nesër për ta dhënë kontributin e tyre në zonat e prekura nga tërmeti që goditi ditë më parë Shqipërinë. Në mesin e tyre do të jenë 45 psikolog të përzgjedhur, 4 psikiatër, 1 epidemiolog dhe mjek. Gjatë takimit informues, pjesëtarëve të këtij stafi ju kërkua që në asnjë mënyrë të mos postojnë foto të personave që ju ofrojnë ndihmë, në të kundërtën do të merren masa pasi publikimi i fotove është vepër penale. Psikologu nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës “Intelekti”, Ilir Havolli tha se arsyeja e kësaj mbledhje është një takim informues rreth kandidatëve të cilët janë përzgjedh më ofrua shërbime psikiatrike dhe psikologjike në zonat e prekura nga tërmeti. Ne si shoqatë në koordinim me shoqatën e Shqipërisë kemi ofrua shërbime psikologjike gjatë datës 26,27,28 dhe mënyra e nesërme dhe organizimi i sotëm përkon me shkuarjen në mënyrë të organizuar. Si profesionist do të shkojmë pasi kemi përvojë edhe nga lufta e fundit në Kosovë, në menaxhimin e krizave.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …