Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar. Pas takimit askush nuk ka folur për media, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj i cili është cituar t’ iu ketë thënë shkurt gazetarëve se kanë folur për punë të mira. Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i takimit në zyrën e kryetarit ka qenë tema për demarkacionin. Përveç ambasadorëve, në këtë takim mori pjesë edhe shefja e BE-së, Natalya Apostolova. KosovaPress bëri të ditur se në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …