Ka përshkallëzuar protesta e opozitës në Tiranë, teksa është hedhë lëndë djegëse dhe është sulmuar kryeministria

Ka përshkallëzuar protesta e opozitës në Tiranë, teksa është hedhë lëndë djegëse dhe është sulmuar kryeministria

Përshkallëzohet protesta e opozitës para kryeministrisë në Tiranë, teksa pasi u hodhën disa lëndë djegëse dhe fishekzjarre, turma sulmoi hyrjen e kryeministrisë. Protestuesit po godasin me sende të forta derën e kryeministrisë, për ta thyer atë dhe për t’u futur brenda. Gjithashtu po përpiqen të heqin edhe skelat e vendosura në hyrje të godinës së kryeministrisë, nëj natë më parë. Ndërkohë nga brenda godinës, forcat e policisë kundërvepruan, duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Policia, e cila ka qenë e paarmatosur është tërhequr dhe protestuesit janë praktikisht në dyert e kryeministrisë. Disa kanë hipur edhe mbi skelë dhe të tjerë kanë thyer xhamat e dyerve. Deri më tani raportohet se disa protestues janë lënduar, ndër ta edhe gazetarë që po raportojnë nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq polica shqiptare ka thënë se në protestë po marrin pjesë edhe persona të akuzuar për vepra penale.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …