Aktivitetit për pastrimin e ambientit sipas planit Komunal të Pastrimit 2019 të komunës së Rahovecit, ka vazhduar edhe në fshatrat: Dejnë, Çifllak, Kramovik dhe Guri i Kuq. Këtij aksioni iu bashkuan edhe nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave “Rudolf Walther” në Dejnë/Dobifol, “Rilindja” në Çifllak, “Mustafë Ibishi” në Kramovik dhe “31 Marsi” në Guri të Kuq”! Me këtë rast, Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike të Rahovecit kanë falënderuar të gjithë vullnetarët, mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët pa përtesë i janë bashkuar këtyre aksioneve për të mbajtur ambientin dhe natyrën tonë sa më të pastërt!