Ndonëse mbledhja e Asamblesë Komunale në Deçan e mbajtur të premten më 24 Qershor 2016, nuk kishte përfunduar në tersi ajo vazhdoi të hënën prapë aty ku ka mbetur.
-
Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,
-
Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit,
-
Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,
-
Të ndryshme.
Në pikën e 5-të të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimin e kërkesës së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” për dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan, kishte mbetur seanca e kaluar kjo pikë e rendit të ditës është votuar kundër dhënies së pëlqimit për studim fizibilitetit dhe procedura të mëtutjeshme.
Ndërsa në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardhë për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Xhamisë së fshatit, kjo pikë e rendit të ditës ka ngjallë debat nga të gjitha subjektet politike pasi të gjithë dhanë mendimet e tyre dhe është formuar një komision në përbërje të tri subjekteve politike:
-
Faton Lokaj –AAK,
-
Bekë Osmanaj –LDK
-
Blerim Ahmataj –PDK
Ky komision në këtë përbërje do të mbajë takim më banorët e fshatit Lumbardh dhe ditën e mërkurë në ora 12:00, do të sjellë rekomandimet e tyre në seancën e Asamblesë e cila është vazhdimësi e kësaj seance.
Po ashtu në këtë seancë në pikën e rendit të ditës lidhur më Formimin e Këshillit Profesional të Ekspertëve, ky këshill është formuar në këtë përbërje:
-
Imer Thaqi
-
Shkelzen Shehu
-
Nurie Cacaj
-
Agron Demukaj
-
Hyri Dobrunaj
-
Blerim Ahmataj dhe
-
Leotrim Haderxhonaj