Ka vazhduar nata e dytë e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare  Skenderaj 2023”

Në ambientet e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” ka vazhduar sonte nata e dytë e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia Shqiptare  Skenderaj 2023” edicioni i 18, i cili organizohet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit; Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Daljes së parë publike të UÇK-së. Në natën e dytë të këtij festivali kanë përformuar 20 grupe artistike nga të gjitha trojet shqiptare, duke argëtuar publikun me këngë të ndryshme nga folklori ynë i begatë. Nesër nga ora 16:00 është nata finale e festivalit, në të cilën do të prezentohen interpretimet të cilat janë kualifikuar nga juria profesionale, ku do të shpallën edhe fituesit e këtij edicioni. Simbol i Festivalit është heroi ynë kombëtar, Hamëz Jashari.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …