Ka vazhduar shpërndarjen e granteve për bujqit përfitues të Komunës së Skenderajt

Ka vazhduar shpërndarjen e granteve për bujqit përfitues nga projekti i përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe Caritas-it Zviceran, me participimin edhe të bujqve, me ç’rast kanë përfituar 12 bujq me njërën nga kulturat bujqësore: Dredhëza, mjedra, boronicë dhe bimë mjekuese aromatike bashkë me imputet përcjellëse. Kryetari Bekim Jashari tha se, që nga fillimi i mandatit tim, prioritet të veçantë i kam dhënë zhvillimit të bujqësisë, përkrahjes së bujqve duke rritur buxhetin për bujqësinë nga 48 mijë sa ishte i planifikuar për vitin 2018 në 217 mijë e 730 euro sa është këtë vit, bashkë edhe me donatorët. Kryetari Jashari i uroi bujqit për grantet e fituara duke kërkuar nga ta angazhim sa më të madh në zgjerimin e bizneseve të tyre dhe po ashtu i siguroi se përkrahja për ta nuk do të mungojë asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …