Ka vazhduar takimi i nëntë dhe i fundit, me qytetarë për hartimin e buxhetit të Malishevës për vitin 2019

Në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit të komunës së Malishevës për vitin 2019, ka vazhduar takimi i nëntë me qytetarë, përkatësisht marrjen e propozimeve, nga qytetarët për orientimin e investimeve kapitale, që është mbajtur të martën me qytetarë nga gjithë fshatrat e Komunës së Malishevës. Ky ishte takimi i nëntë i dëgjimeve publike, duke filluar me kryetarët e fshatrave, OJQ-të, bizneset, si dhe në shumicën e fshatrave të Komunës së Malishevës si në: Bellanicë me fshatrat për rreth, Banjë, Panorc, Llozicë, duke përfshirë edhe vet qytetin e Malishevës. Në këtë takime me qytetarët e Komunës së Malishevës, për t’i prezantuar dhe dëgjuar kërkesat e tyre ishin, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori komunal për buxhet dhe financa Valon Mazreku, dhe zyrtari për çështje buxheti, Halil Shurdhaj. të cilët kanë prezantuar buxhetin për vitin 2019. Në takim me qytetarët, nënkryetari Berisha, kanë thënë, “Prioritet për këtë vit dhe vitet në vijim është, rregullimi i infrastrukturës së përgjithshme, shtrati i lumit, infrastruktura shkollore, investimet në bujqësi dhe në sferat tjera me interes socio-ekonomik më theks të veçantë, Malisheva, si qytet dhe qendër komunale”, tha mes tjerash në fjalën e vet, Berisha. Kurse, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku, e ka paraqitur buxhetin e ndarë për Komunën e Malishevës, për vitin 2019, me theks të veçantë për investimet kapitale dhe ka kërkuar nga qytetarët që përmes propozimeve të tyre, ti orientojnë investimin e 4.3 milion eurove, sa i ka Malisheva për investime kapitale për vitin 2019. Qytetarët e inkuadruar në debat, kanë kërkuar, të rregullohen, sistemi i kanalizimit, pastaj të rregullohet infrastruktura rrugore në lagjen Mirëdita, dhe fshatrat që ata prezantonin sidhe disa kërkesa tjera, për të cilat kishin nevojë, në të njëjtën kohë, edhe ekzekutivi komunal, ka planifikuar projektet në shumë fusha, për vitin e ardhshëm, kështu që ky bashkërendim i kërkesave mes qytetarëve dhe komunës do të ndihmoi që investimet e përgjithshme, të drejtohen në fushat që ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …