Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, procesin zgjedhor, sonte e kanë vazhduar në fshatin Balaj. Në këto zgjedhje kanë dal një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ku me shumicë votash kanë vendosur që Florim Salihu t’i përfaqësojë si kryetar për vitet në vazhdim me 229 vota pro. Këta banorë kanë bërë edhe zgjedhjen e këshillit të këtyre fshatrave.
Po ashtu sonte janë mbajtur zgjedhjet edhe në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Lirisë” në fshatit Manastric, për zgjedhjen e kryetarit të këtij fshati. Banorët e këtij fshati me shumicë votash, vendosën që Abdyrrahim Haxhidema, t’ i përfaqësoj si kryetar në katër vitet e ardhshme. Procesi zgjedhor është mbajtur edhe në fshatin Jezerc, ku banorët e këtij fshati kanë vendosur që Nazmi Baliu të jetë kryetar i këtij fshati. Komisioni komunal për zgjedhjen e kryetarëve të fshatrave, ka bërë zgjedhjen edhe të këshillit të fshatit.