Ka vdekur në moshën 67 vjeçare, ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veterani, Ibrahim Kozhani. Ai gjatë kohës së luftës çlirimtare ka qenë komandant skuadre në Batalionin e Dytë të brigadës 134 “Bedri Shala”, në Zonën Operative të Dukagjinit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, në fshatin e tij të lindjes, në Ribar të Madh të komunës së Lypjanit, në orën 15.00.
