leoni

Ka vdekur luftëtari i lirisë, veterani i UÇK-së, Hajredin Bala

Ka vdekur luftëtari i lirisë, veterani i UÇK-së, Hajredin Bala

Familja Bala e fshatit Korraticë, ka bërë të ditur se në moshën 61-vjeçare është ndarë nga jeta, ish luftërari i lirisë, Hajredin Bala. Varrimi i të nderit bëhet sot. Në orën 13.00 kortezhi me trupin e tij niset nga fshati Korraticë, ndërsa në orën 14.00 varroset në varrezat e dëshmorëve dhe të veteranëve në Kompleksin Memorial, në Kreçkë. Hajredin Bala ka qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës dhe ka mbajtur 10 vjet burg në shtete të ndryshme të Evropës. I ndjeri ishte vëlla i dëshmorit Abedin Bala, i mbytur në tortura në burgun e CZ-së në kohën e regjimit jugosllav, në vitin 1986. Të përkujtojmë se me rastin e lirimit nga burgu, Haredin Bala kishte thënë: Kthehem pas 10 vitesh në Kosovë, ku mu mor liria padrejtësisht, vetëm që e mbrojta këtë vend. Por edhe pse erdha nuk ndiej kurrëfarë kënaqësie. Shokët nëpër burgje, Kosova e pavarur, por e mbetur peng..

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …