Ka vdekur në moshën 63-vjeçare mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve. Rexhep Çeliku, u lind më 19 korrik të vitit 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 është solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në reportorin e tij artistik numëronte rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar mijëra role brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …