Në moshën 76-vjeçare, është ndarë nga jeta, Sadije Agolli, bashkëshortja e të ndjerit, shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli. Ajo ndërroi jetë në Spitalin e Neurologjisë për shkak të një hemorragjie cerebrale. Sadije Agolli u nda nga jeta, dy vite pas vdekjes së shkrimtarit, Dritëro Agolli, i cili ndërroi jetë më 3 shkurt 2017, në moshën 85-vjeçare. Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj, Sadije Agolli në një intervistë televizive thoshte se ende jetonte me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin. Gjithashtu ajo ka lënë edhe amanetin për ta kthyer në muze, shtëpinë ku jetuan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …