Sot në moshën 83 vjeçare ka vdekur shkrimtari, Halil Kajtazi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Varrezat e Prishtinës në orën 16.00
Halil Kajtazi u lind më 21 qershor 1935 në Vitak të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e ulët në Skënderaj, shollën normale dhe shkallën e parë të Fakultetit Filozofi – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqiptare, në Prishtinë. Puni mësues në disa shkolla tetëvjeçare: në Llushë, Likofc dhe në Runikë, pastaj edhe arsimtar i gjuhës shqiptare në Shkollën tetëvjeçare të Rakoshit të komunsë së Istogut(Burimit). Punoi gazetar në Radio-Prishtinë, pastaj në gazetën e punëtorëve “Kombinati Kosova”. Më vonë disa vjet punoi edhe si përkthyes.
Me shkrime letrare u paraqit për herë të parë më 1952. Një kohë ishte edhe bashkëpunëtor i disa gazetave dhe revistave shqiptare që botoheshin në Kosovë, Maqedoni si dhe në Mal të Zi.
Merret me mbledhjen dhe studimin e folklorit burimor shqiptar si dhe me krijimtari letrare kryesisht në prozë.
Ka botuar këto vepra:
Xingli-mingli, 1972
Nga lirika popullore e Drenicës, 1972
Proza popullore e Drenicës, 1970 (botim i autorit)
Proza popullore e Drenicës, 1972
Proza popullore e Drenicës, I,II,III, 1986
Proza popullore e Drenicës, IV, 2007
Nina-nana(grup autorësh),1978.
Veprat letrare:
I treti, roman, 1979
Në shtëpinë e bardhë, roman, 1995
Një kohë tjetër, tregime, 1996
Pehlivan Guri, roman, 2002
Loti në tri kohë, roman, 2002
Shkrime letrare, 2002
Norka, roman, 2003
Orët e mëngjesit, roman, 2005