Kabineti i ri qeveritar në krye me Avdullah Hotin, pritet ta shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit, Albin Kurti, për reciprocitet të plotë tregtar me Serbinë. Kjo do të bëhet për t’i hapur rrugë dialogut në Bruksel, ka thënë kryeministri Hoti. Në një intervistë për televizinin publik, kryeministri i sapozgjedhur ka thëne se do të heq të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, duke përfshirë edhe reciprociteti . “Ne do të heqim të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut, përfshirë edhe reciprocitentin” ka deklaruar Hoti. Ai më tej ka thënë se, dialogun e ka garanci nga partnerët ndërkombëtar, dhe në rast se nuk ka sukses, do të kthehet masa e recipricitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …