Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës

Kabineti i sigurisë së Izraelit deklaroi zyrtarisht shpalljen e gjendje luftës, në kohën kur për të dytën ditë me radhë forcat izraelite po përleshen me militantët e Hamasit në pjesën jugore të shtetit. Ndërkaq, zyrtarët shëndetësorë palestinezë kanë thënë se numri i viktimave në Gaza është 313. Ushtria izraelite deklaroi sot se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës brenda 24 orëve, përderisa ka dislokuar mijëra luftëtarë për t’u përballur me militantët e Hamasit, që janë infiltruar brenda Izraelit, Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës. Ka dhjetëra mijëra ushtarë në zonë. Ne do të arrijmë te secili komunitet derisa të vrasim të gjithë terroristët në Izrael, tha zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, duke shtuar se luftimet po vazhdojnë për të “shpëtuar pengjet” që po mbahen nga militantët. Një ditë pas nisjes së sulmeve nga militantët e Hamasit, të cilët hynë në Izrael, forcat izraelite pa humbur kohë nisën kundërpërgjigjen. Pamjet e rënda tregojnë se si të dyja palët po përballen me shkatërrim total

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …