Në aktivitetet tematike e përkujtimore që po mbahen në Vlorë në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të marrë pjesë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.
Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen, në Vlorë, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Arsyeja e anulimit është mos pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj pasi që ai është kthyer në Kosovë, sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të Shteteve etë Bashkuara.