Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka miratuar një varg vendimesh nga përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të saj. Ekzekutivi miratoi Projektligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, i cili përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Në vazhdim, kabineti qeveritar miratoi edhe nismat për lidhjen e Marrëveshjeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sllovenisë, Austrisë dhe Panamasë për punën fitimprurëse të anëtarëve të familjeve të anëtarëve të një misioni diplomatik apo posti konsullor të karrierës. Gjithashtu me vendim të Qeverisë, është miratuar edhe vendimi për themelimin e Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …