Qeveria e Kosoves

Kabinetit qeveritar me mbi 100 anëtar i është shtuar edhe një anëtar i ri

Kabinetit qeveritar me mbi 100 anëtar i është shtuar edhe një anëtar i ri- zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Hajredin Hyseni. Ai ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovëspër kryetar të Besjanës. Për momentin, Qeveria e Kosovës është e përbërë nga 106 anëtar, nga kryeministri, Ramush Hardinaj, pesë zëvendëskryeministra, 21 ministra dhe 79 zëvendësministra. Shoqëria civile dhe partitë opozitare në vazhdimësi kanë drejtuar kritika ndaj Qeverisë Haradinaj për rritjen e kabinetit qeveritar dhe rritjen e pagave por pavarësisht këtyre kritikave, në vazhdimësi ka pasur rritje të kabinetit qeveritar dhe ngritje të pagave.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …