Kaçaniku mbanë Akademi solemne me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Akademia Solemne e mbajtur në Shtëpinë e Kulturës ,,Xheladin Kurtaj” në Kaçanik ka përmbyllur të gjitha aktivitetet që janë organizuar më rastin dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi përshëndeti të pranishmit në sallë, duke u uruar atyre festën e pavarësisë, ndërsa shtoi se në këtë përvjetor po nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë të shënuar. “Ndjehem i privilegjuar dhe i respektuar, që me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të ju drejtohem në emër të Komunës së Kaçanikut dhe të ju uroj: Gëzuar Pavarësisë e Kosovës!

Kjo është dita më e shënuar e historisë së Kosovës, që përmbledh sakrificën dhe përkushtimin për ta jetësuar idealin e gjeneratave të tëra për një shtet. Kjo është dita e Kosovës-dita kur kremtojmë lirinë, një lindje të re për qytetarët e shtetit të ngritur mbi gjakun e shumë të rënëve për lirinë e vendit. Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm, një shtet i ndërtuar nga sakrifica e shumë brezave, një paqe e fituar pas një lufte të gjatë e të rëndë, që vetëm historia do të na kujtoj më së miri. Në këtë përvjetor jubilar të Pavarësisë së vendit, po kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së shtetit tonë por njëkohësisht po nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur. Po nderojmë sot historinë e shtetit të ngritur mbi ëndrrën ,synimin e punën e njerëzve të vendit tonë mbi sakrificën e kontributin e të gjithë qytetarëve që ndërtuan idealin e shtetit të lirë. Në këtë përvjetor jubilar të Pavarësisë së vendit, po kujtojmë jo vetëm ditën e lindjes së shtetit tonë por njëkohësisht po nderojmë edhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur. Po shënojmë këtë përvjetor ,ngritjen dhe forcimin e mirëqenies me të gjithë ata që e ndihmuan lindjen e shtetit të ri të Kosovës dhe që e hapën rrugën e perspektivës së re drejtë një të ardhme më të sigurt dhe më të begatshme. Ky atdhe i yni është fati dhe mundësia jonë e përbashkët ,andaj të gjithë ne jemi përgjegjës për ndërtimin dhe avancimin e shtetit tonë të përbashkët. 17 shkurti është një datë e madhe në historinë e popullit tonë , është data që i ndan epokat,që i jep kuptim të kaluarës sonë dhe të ardhmes që e kemi përpara. Në këtë ditë feste e gëzimi ne e kthejmë shikimin nga e kaluara për të nderuar kujtimin e burrave dhe grave të Kosovës që për një shekull rresht nuk kursyen mundin dhe jetën për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë. Ata ishin luftëtar të Isa Boletinit, Azem Bejtës,Idriz Seferit ,Hasan Prishtinës e Shaban Polluzhës, që nuk u dorëzuan kurrë para pushtuesit. Ata ishin intelektual e veprimtar që ndoqën rrugën dhe vizionin e Adem Demaçit, ata ishin student trima të vitit 68,81,89,ata ishin djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës që u rreshtuan në radhët e UÇK-së,për ta kthyer në realitet ëndrrën e gjatë për liri, ishte Diaspora jonë e palodhshme që asnjëherë nuk e braktisi atdheun,i përjetshëm do të jetë nderimi për ta, ashtu si do të jetë i përjetshëm shteti ynë i pavarur e sovran. Në këtë ditë feste dhe gëzimi bashkë më të gjithë qytetarët e Kosovës ne shprehim nderimin dhe mirënjohjen për botën demokratike në krye me SHBA-në, Bashkimin Evropian ,Shqipërinë dhe shtetet mike gjithandej botës . Janë këto shtete që mirëkuptuan dhe mbështetën në mënyrë vendimtare kauzën tonë të drejt për Liri dhe Pavarësi” tha Kryetari Ilazi. Kryetari në fund përmendi edhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, ndërsa shtoi se vetëm së bashku mund të arrijmë më të mirën për vendin tonë. “Jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë për të bërë, por nuk mund të mohohen përparimet, por nëse qëndrojmë të bashkuar dhe në frymën e bashkëpunimit edhe sukseset nuk do të mungojnë. Të gjithë së bashku mund të bëjmë më të mirën për vendin tonë,të hapim rrugën e perspektivës, rrugë që me vete bart obligime e zotime, por me punën tonë dhe përkrahjen e miqve tanë do t’ia arrijmë t’ia dalim me sukses, sepse është vullneti i qytetarëve tanë dhe amaneti ndër breza. Shumë sfida të mëdha ende ngelen para nesh,dhe ne të gjithë së bashku duhet të jemi të përgatitur për të bërë përpjekjet dhe sakrificat e duhura për ti kaluar ato. Megjithatë unë jam i bindur se do ti kalojmë këto sfida pasi kemi dëshmuar se kemi kaluar sfida edhe më të mëdha në një të kaluar jo dhe a që të largët”. Në emër të Shoqatës së veteranëve të Luftës, foli Hajrush Kurtaj Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i cili foli për etapat historisë së lavdishme në të cilat kaloi vendi, deri në shpalljen e pavarësisë. Në fund të fjalimit ai uroi të gjithë qytetarët me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë. Në këtë akademi u shfaq një program Kulturo artistik i përgatitur me mjeshtëri nga artistët e Qendrës Kulturore “Kaçaniku” ndërsa risi i këtij programi ishte Kori i sapo formuar i qytetit. Akademinë e madhështoi edhe profesoresha e muzikes nga Shkupi Albana Mustafa Hasani. Të gjitha aktivitetet janë organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit Ilazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …