Donika Kadaj Bujupi

Kadaj-Bujupi: Është e paprecedent që 300 punëtorë të Trepçës të mos marrin paga në këtë kohë pandemike

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar Qeverinë në detyrë të Kosovës që nuk ia ka paguar pagat punëtorëve të ndërmarrjes “Trepça” gjatë periudhës së pandemisë. Ajo ka thënë se kjo është e paprecedent, sidomos kur dihet se në pushtet është një parti që është deklaruar si e majtë, duke aluduar në Vetëvendosjen. Siç bën me dije faqja e Grupit Parlamentar të AAK-së Kadaj, Bujupi, ka thënë se për “Trepçën” është diskutuar shumë, por i vetmi veprim konkret ishte ndërmarrë nga Qeveria Haradinaj kur ishte bërë realitet Ligji për “Trepçën”. Ajo ka bërë thirrje për reflektim nga ana e Qeverisë dhe që të mos rrezikohen 300 familjet e punëtorëve të kësaj ndërmarrje në këtë kohë krize.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …