Kadaj-Bujupi: Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit

Kadaj-Bujupi: Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se takimi i kryeministrit Haradinaj me kancelaren Angela Merkel është ndër takimet më të rëndësishme të lidershipit të Kosovës viteve të fundit. Ajo në një paraqitje televizive ka thënë se kancelarja Merkel e ka konfirmuar që nuk do të ketë ndarje të Kosovës ashtu siç u promovua kohëve të fundit. Sipas saj kreu i Qeverisë ka shfaqur përkushtimin e shtetit për të përkrahur dialogun me Serbinë, por pa kushte dhe pa heqje të taksës. Ajo thekson se Haradinaj ka kërkuar kohë më parë që Gjermania të jetë e përfshirë në fazën përfundimtare të dialogut, duke pasur edhe SHBA-në, që momenti i arritjes së marrëveshjes përfundimtare të ketë edhe garantues. Kadaj-Bujupi thotë se Gjermania ka pasur qëndrim parimorë dhe të drejtë për të mbrojtur interesat e Kosovës. Ajo tha se përfaqësuesja e lartë Federcia Mogherini ka rënë nga provimi për udhëheqjen e dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …