Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Kadaj-Bujupi: Nëse provohet të sjellet marrëveshja e demarkacionit në Kuvend do të ketë trazira

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka tërhequr vërejtjen se nëse do të provohet të sjelljet për votim në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi atëherë do të ketë trazira. Ajo ka kërkuar nga qeveria që mos të provokoj duke e sjell para deputetëve të Kuvendit ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi pa e shqyrtuar. Është dëshmuar tashmë pothuajse me të gjitha provat e paraqitura tash e rreth nëntë muaj që shënimi i kësaj vije kufitare është i gabuar. Prandaj çfarëdo përpjekje për ta legjitimuar këtë humbje të tillë, ne me të gjitha forcat dhe me veprimet tona do të jemi kundër në mënyrë që ta parandalojmë. Nëse do të vjen të hënën në Kuvend do të ketë trazira të reja dhe probleme. Në këtë kuvend shumë gjëra janë imponuar me forcë prandaj Kosova po shkon drejt diktaturës e cila do të ketë pasoja afatgjata dhe do të prodhoj kriza të vazhdueshme, ka theksuar depuetetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …