Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend. Ajo theksoi se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm. Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës, ndërsa Malit të Zi, mund t’ia falim qeveritarët e korruptuar, por jo tokën, tha ajo . Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …