Donika Kadaj Bujupi

Kadaj-Bujupi: Qeveria ka rënë, pasi pozita nuk po mundet t’i mbledh as deputetët e saj, të cakohet data e zgjedhjeve

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka rënë, pasi pozita nuk po ka mundësi as që t’i mbledh as deputetët e saj. “Qeveria ka ra, sepse një Qeveri që nuk mundet me i mbledh as deputetët e vet ajo veçse ka ra. Qeveria e cila nuk merr pjesë as në Kuvend e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Mendoj se qysh nesër duhet të caktohet data e zgjedhjeve, sepse ekziston një shpërfillje ndaj situatës, nuk ka interes as një ligj i thjeshtë me u votu për me i ndihmu qytetarët. Ministrat nuk i kemi për foto por me punu për interesa të qytetarëve”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …