Kadaj-Bujupi: S’e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Kadaj-Bujupi: S’e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk e do Kadri Veselin në krye të Kuvendit edhe për një mandat. Deputetja nga ky subjekt, Donika Kadaj-Bujupi thotë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli është njeriu më i papërshtatshëm dhe jo adekuat për të qenë në krye të institucionit më të lartë përfaqësues. Ajo në një deklaratë për KosovaPress, theksoi se Veselin nuk mund ta votojnë për disa arsye për të udhëhequr me Kuvendin. Kadaj-Bujupi përmend fyerjen ndaj koleges së saj, deputetes Albulena Haxhiu, dhuna e ushtruar ndaj deputetëve opozitar kur futi policinë në seancë, paralajmërimet për vetëvrasje, e tjera. “Jo, nuk do ta votojmë. Sjellja e tij vulgare në raport me deputeten Albulena Haxhiu, pastaj deklaratat dhe paralajmërimet për vetëvrasje, pastaj futja e policisë në Kuvend për të ushtruar dhunë ndaj deputetëve të opozitës, e bënë personin më jo adekuat, më të papranueshëm dhe më të papërshtatshëm për këtë pozitë. Prandaj Lëvizja Vetëvendosje, jo vetëm që nuk do ta votojë, por do të jemi kundër vazhdimit të mandatit të tij, ose rizgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit të Parlamentit. Për faktin edhe se, kohët e fundit para fillimit zyrtar të fushatës ai braktisi seancat plenare dhe bëri fushatë individuale për garën, të cilën e humbi si subjekt politik”, tha Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …