Shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare është nderuar nga kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani me dekoratën e ‘Flamurit Kombëtar’. Kjo mirënjohje shkon jo vetëm për Kadarenë por edhe për kulturën shqiptare në tërësi. Nisur nga këto konsiderata, kryetari Bujar Nishani i akordoi shkrimtarit gjirokastrit “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Duke e cilësuar si moment prekës, Kadare u shpreh se vlerësimi që i bëhet atij, është mirënjohje jo vetëm për të, por edhe për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ceremonia e nderimit të shkrimtarit të madh u bë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të zhvilluar në Tiranë me titullin, “Shekulli i Kadaresë”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …