Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se dy kadetë nga Akademia Ushtarake e ShBA në West Point vizituan Shqipërinë këtë javë, si pjesë e Programit të Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme, në partneritet me Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ky shkëmbim, i cili ka mbërritur në vitin e tij të tretë, ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kontribuimin në sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Gjatë vizitës, kadetët morën pjesë në aktivitete ushtarake dhe kulturore, përfshirë mësime me studentë shqiptarë dhe vizita në anijen e Rojes Bregdetare dhe Muzeun e Forcave të Armatosura. Ata u pritën gjithashtu nga Zëvendës Shefja e Misionit të Ambasadës, Kathryn Hammond, e cila diskutoi për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ushtarak.
