Sukseset e Forcës së Sigurisë vazhdojnë. Më 22 prill 2020, është pranuar konfirmimi zyrtar nga Akademia Ushtarake West Point e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kadetja Vesa Ibrahimi është përzgjedhur nga Kosova të ndjek studimet në gjeneratën 2024. Siç njofton kumtesa, Vesa ka kaluar të gjitha testimet me arritje të lartë, si pjesën akademike ashtu dhe atë fizike. Ajo ka fituar të drejtën për të ndjekur studimet katër vjeçare dhe për t’u kthyer në shërbim në FSK pas përfundimit të Akademisë. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadës në Kosovë, për mundësinë e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Akademitë më prestigjioze në Botë, në krijimin e liderëve të ardhshëm të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …