leoni

Kadri Kastrati: Është për keqardhje mos reagimi nga Qeveria e Kosovës pas cenimit të sovranitetit të vendit në veri

Kadri Kastrati: Është për keqardhje mos reagimi nga Qeveria e Kosovës pas cenimit të sovranitetit të vendit në veri

Ish-komandati i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, por e sheh si cenim të integritetit hyrjen ilegale të vaksinës kundër koronavirusit në veri të vendit. Kastrati thotë se pajtohet me deklaratën e komandantit të ri i KFOR-it, gjenerali italian Franco Federici, i cili vlerësoi se situata e sigurisë në Kosovë është e qëndrueshme dhe se aktualisht nuk ka indikacione të trazirave të mundshme. Sipas të dhënave jozyrtare, në katër komunat në veri të Kosovës nga Serbia kanë arritur nga rreth 50 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, ndërkaq rivaksinimi është caktuar pas tri jave, që nga pranimi i dozës së parë. Për këtë, gjenerallejtënant Kastrati thotë se është për keqardhje mos ndërmarrja e masave nga institucionet e Kosovës, në mënyrë që ndihmat nga Serbia të mos hyjnë pa leje ligjore nga Qeveria. Tutje Kastrati thotë se faktori ndërkombëtar nuk ka nevojë të reagojë ndaj veprimeve provokuese të Serbisë, pasi kjo i takon Qeverisë së Kosovës ta bëjë atë./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …