Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Kadri Kastrati: FSK-ja Nuk ka kapacitete luftarake, nuk është e përgatitur për t’i dërguar ushtarët, e oficerët në misione luftarake

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka folur për hyrjen në fuqi të Ligjit që i mundëson ushtrisë së Kosovës të marrë pjesë në misione jashtë vendit. Ai ka sqaruar se cilat janë proceduarat që mundësojnë një gjë të tillë. Sipas tij, pas marrjes së kërkesës nga Ministri i Mbrojtjes kërkesën duhet ta dërgojë në Qeveri, më pastaj në Kuvend për miratim, kurse presidentja e vulos.  Me këtë Ligj janë specifikuar të gjitha vijat se në çfarë rruge duhet të ndjek Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës për t’i marrë miratimin e institucionit të Kosovës për t’i dërguar në misione jashtë vendit”, tha Kadri Kastrati. Në këtë mënyrë qartësohet vija se në çfarë rrugësh duhet të ecin institucionet apo prirësit e institucioneve përkatëse për të dërguar ushtarë, oficer jashtë territorit të Republikës së Kosovës”. FSK-ja Nuk ka kapacitete luftarake dhe nuk janë të përgatitur për t’i dërguar ushtarët, nënoficerët, oficerët në misione luftarake për arsye se i’u duhet edhe një kohë deri sa t’i arrijnë këto kapacitete të nevojshme sipas standardeve të NATO-s. Ne në këto fusha mund të ofrojmë edhe qendra ushtrisë së Kosovës, edhe sa kam qenë unë komandant ka qenë e aftësuar për të ofruar edhe trajnime shteteve të rajonit dhe shteteve të tjera, ka thënë mes tjerash, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …