Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë se institucionet e Kosovës nuk do të kthehen mbrapa në rrugën e tyre drejt transformimit të FSK-së në forcë ushtarake mbrojtëse. Në një intervistë për “Epoka e re”, anëtari i Kryesisë së PDK-së ka thënë se me ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së, NATO-ja mund ta zvogëlojë rolin e saj në Kosovë. “Unë e shoh që NATO-ja dhe ShBA-ja dhe të gjithë partnerët tanë kanë vetëm dobi prej shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake, sepse misioni i NATO-s këtu është misioni më i gjatë në histori të kësaj organizate. Shtetet anëtare të kësaj aleance që janë në Kosovë kanë harxhuar mjete të shumta financiare duke qëndruar këtu. Ndërsa nëse Kosova ngre kapacitetet ushtarake, për të cilën duhet një kohë e gjatë, atëherë NATO-ja natyrisht se nuk ka nevojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë”, ka thënë Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …