Kadri Kryeziu, e ka quajtur të vonuar dorëheqjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Kadri Kryeziu, profesor i së drejtës kushtetuese, e ka quajtur të vonuar dorëheqjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai thekson se për herë të parë në historinë e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë seanca konstituive për shkak të mosvotimit të raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve. Sipas Kryeziut, Kurti është dashur të japë dorëheqjen më herët, por tani duhet të vazhdojë të ushtrojë funksionin me kompetenca të kufizuara, deri në zgjedhjen e kryeministrit të ri. Ai vlerëson se situata aktuale ka më shumë karakter teknik sesa juridik. Kushtetuta nuk lejon lënien e zyrës së kryeministrit pa pasues. Kryeziu shton se seanca konstituive duhet të vazhdojë çdo 48 orë deri në konstituimin e plotë të Kuvendit. Ai paralajmëron se kjo situatë mund të çojë në një krizë politike në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërpritet seanca konstituive pas dështimit të votimit për verifikimin e mandateve

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas dështimit për të miratuar Raportin e …