Kadri Labënishti ( 31 maj 1926 - 2 nëntor 2006), atdhetar i përkushtuar i çlirimit dhe i bashkimit të kombit

Kadri Labënishti ( 31 maj 1926 – 2 nëntor 2006), atdhetar i përkushtuar i çlirimit dhe i bashkimit të kombit

Kadri Labënishti u lind më 31 maj të vitit 1926 në Ladorisht të Strugës ku dhe kreu shkollimin fillor. Ai rrjedh nga një famillje e përmendur në lëvizjet shoqërore dhe përpjekjet atdhetare për liri. Kadri Labënishti, si i ri 16 vjeçar, u rreshtua me plot vullnet, e përkushtim në luftën antifashiste nacionalclirimtare kundër nazifashistëve italin e gjerman. Si pasojë në vitin 1942 ai u arrestua për herë të parë nga fashistët Italian dhe u mbajt deri në kapitullimin Italisë në gusht të vitit 1943. Në burgun e Tiranës pati rastin të njihet me shumë bashkëvuajtës antifashistë e komunistë nga të cilët u frymëzua dhe vetëdijësua. Në vitin 1943 ju bashkua radhëve partizane. Në vijën e parë të luftimit në beteja nga tokat shqiptare e deri në Srem të Vojvodinës ai u dallua për trimëri e shkathtësi. Nga plagosjet në luftë plumba e pjesë predhash i ngelën në trup, në qafë dhe krah si kujtim dhemje e krenarie për gjithë jetën pasi dy nga to mjekët preferuan që të mos i hiqeshin. Si luftëtar I dalluar ai u caktua komandant e kisar në ushtri. Pas luftës ai kryen gjimnazin ushtarak. Ai kishte statusin e luftëtarit nga viti 1943.

Idealet e lirisë, barazisë, clirimit kombëtar e klasor që i ngritën peshë shpirtin e bardhë të të riut Kadri Labënishti i vazhdoi pas luftë nacionalclirimtare. Shpirti i tij kryengritës kundër padrejtësive nuk mund të përputhej me regjimin titist antishqiptar dhe antinjerëzor andaj u piketua dhe burgos në vitin 1948 dhe u dënua nga gjykatë e Nishit me 15 vite burg të rëndë dhe punë të detyruar nga të cilat i mban 8 vjet e 3 muaj. Nga burgu i Nishit transferohet në Bileqe e deri në Goli Otok. Në këtë burg famëkeq bëhej eksperiment me kufijtë e qëndresës njerëzore. Aty bëhej ndëshkimi fizik nga rrahjet, bartje të gurëve poshtë lartë kodrës dhe përsëri nga fillimi, si në legjendën e Sizifit, e deri te një nga parullat që tallej me dialektikën e që u drejtohej të burgosurve që thoshte: “Gjithcka është kalimtare, vetëm hetimet janë të përjetshme” duke u treguar kështu se do të jenë të ndjekur e persekutuar gjithë jetën edhe nëse dilnin gjallë nga aty. Nuk ka fjalë që të mund ta përshkruaj trajtimin monstruoz që u bëhej të izoluarve në këtë kamp të përqëndrimit. Shumë nga të burgosurit vdiqën dhe eshtrat u mbetën atje. Njerëzimi e ka detyrë që të ndriçojë plotsëisht atë, heret a vonë. Kjo, shkaku se pas atij kampi qëndronte direct Titoja dhe banda e tij. Ndërsa një nga bashkëvujtësit e Xha Kadriut, doctori i mëvonshëm i ekonomisë i Mileta Peroviq, thoshte se Vetqeverisja e socializmit Jugosllav si pilot projekt është provuar së pari në këtë burg ku të burgosurve të thyer nga regjimi ju jepeshin në administrim pavijonet e burgjeve. Dhe ata për të treguare lojalitet ndaj regjimit i maltretonin të burgosurit e tjerë deri në vdekje. As ky lloj ferri Kadriut, tanimë të kalitur e bërë çelik, nuk ja luhati bindjet politike e ideologjike.

Ndërkohë rrethanat ndërkombëtare ndryshuan. Filtrimi i Titos me Hrushovin në vitin 1956 solli si rrjedhim amnistimin e shumë të burgosurve në mesin e të cilëve dhe Kadri Labënishtin. Dy vjet më vonë Kadriu krijoi familje, u martua me Lutfijen, ndërsa në Strugë e caktuan nëpunës administrate. Në vitin 1965 u pensionua.

Me gurëgdhendje Kadriu merret një periudhë të shkurër pas daljes nga burgu, më vonë vetëm për nevoja personale punon gurin dhe dikur vonë në Dalmaci, para se të burgosej për herën e tretë.

Kadri Labënishti përcillte aktivisht ngjarjet e vitit 1968 dhe sidomos ato të vitit 1981 në Kosovë. Për shkakë të bindjeve të tij, qëndrimeve që mbante në mbështetje të kërkesës për Republikën Shqiptare në Jugosllavi dhe kontakteve me atdhetarë tjerë në vitin 1984 u burgos së bashku me të bijën Trendelinën dhe u dënuan me nga 3 vite  burg të cilat i mbajti në Prishtinë e Gjilan.

Të edukuar nga Kadri Labënishti në luftën atdhetare për clirimin e vendit nga viti 1984 në LPRK u përfshinë me përkushtim e gjithë familja, i madh e i vogël: Kadriu si kryefamiljarë, Trandelina, e Behluli që dhanë kontribut të vecantë për Republikën e Kosovës ndërsa Guximi dhe Atdhetari ishin të përfshirë dhe në strukturat e larta të Lëvizjes Ppullore të Kosovës. Si rrjeshim i veprimtarisë atdhetare Kadri Labënishti me gjithë pjestarët e familjes u persekutua në vazhdimsi nga regjimi i pushtimit.

Kadri Labënishti ishte arsimdashës i flakët. Gjatë viteve ‘80’ta i ashtuquajturit diferencimim ideo-politik, ku Lidhja e Komunusitëve të Jugosllavisë jepte drejtimet se kush duhet të persekutohej, edhe në Strugë regjimi shënjestroi shumë arsimtarë nga shkolla e mesme “Vëllezërit Milladinovci”. Pak nga pak me dhunë administrative e policore shuhet shkollimi I mesëm në gjuhën shqipe edhe pse Struga me rrethinën e Ohrit nxirrnin rrth 500 gjysëmaturantë.

Në vitin 1990 pati kërkesa këmbëngulëse për hapjen e paraleleve në shkollën në gjuhën shqipe por pa sukses. Në qershor të vitit 1991 u protestua para Kuvendit në Maqedonisë në Shkup. Përseri kot. Në fillimshtatorin e vitit 1991 pati demonstrate madhështore në Strugë. Me Flamuj Kombetar në dorë fillohej para shkollës së mesme, mandej para kalohej nëpër qytet e perfundonte te sheshi para komunës ku mbaheshin fjalime rasti.

Pasi e dinte rëndësinë vendimtare që kishte për fatet e kombit arsimi I brezit të ri Kadri Labënishti I shte në ballë të aktiviteteve për shkollën shqipe. Në këshillin organizativ të protestave Kadri Labënishti ishte krahas Qemal Lenës, Lebit Murtishit, Verdat Kolonjjes, Baftjar Elmazit, Agni Dautit, Milaim Latifit, Tahir Hanit, Halid Naxhakut, Gëzim Kalecit Vibar Hanit etj. Edhe pse protestat u ndërprenë nga ndërhyrja policore në ditën e 5 stë ato patën rëndësi të madhe. Një muaj më vonë në tetor 1991 u hap shkolla e pavarur “Hajdar Dushi” në Ladorishtë për të cilën kontribuoi pos Kadriut dhe djali Guximtari. Kjo mënyrë e organizimit ishte një model për organizimin e arsimit shqip të pavarur gjithandejë trojeve shqiptare në Maqedoni.

Regjimi shovinist sllavomaqedon hapjen e një shkolle shqip e përjetoi si deklarim të pavarësisë së shqiptarëve të kësaj ane. Më 26 maj 1992 polic sllavomaqedon me tri automjete policore tentuan të arrestojnë Kadri Labënishtin me të bijtë. Por ndodhi ajo që nuk ua priste mendja policisë. Familjes Labënishti u erdhën në ndihmë numër i madh i bashkëfshatarëve. Policia u gjend e bllokuar dhe memzi gjeti mënyrë për tu tërhequr nga aty. Forcat e regjimit pushtues u grupuan sërish dhe pa u bë një muaj u rikthyen në Ladorishtë. Pa zbardhë dita e 15 qershorit 1992 forca të mëdha policore, rezerviste dhe njësi të specializuara rrethuan fshatin dhe shtëpi të vecanta të shënjestruara më heret. Ndër to u rrethua shtëpia e Kadri Labënishtit. Filluan me bërtima-çirrje dhe goditje të derës së shtëpisë. Familja Labënishti nuk pranoi të ju hap derën. Nga kulmi i shtëpisë familjare e dhan alarmin për dhunën që po ushtrohej. Forcat policore tani qëllonin me armë në drejtim ta objekteve të banimit të familjes së Kadriut. Nga autoblinda u hap zjarr me kalibër më të madh. U hodh në shtëpi gaz lotësjellës. Si pasojë filloi të digjet kasolla skaj shtëpisë. Morën flakë librat që ndosheshin në një cep tjetër të shtëpisë. Përderisa të tjerët e përballonin gazin lotsjellës, vajza e Behlulit, Rudina, foshnje 7 javësh, mbeti pa frymë dhe pa vetëdije. Nëse nuk bëhej dicka ajo po vdiste. Në këtë situatë familjarët hapin portën dhe dalin jashtë për të shpëtuar foshnjen.  Forcat sllavomaqedonase i burgosën të gjithë: Kadriun, Lutfijen, Guximtarin, Behlulin, Fitoren duke përfshirë, për një kohë, edhe nusen me gjithë foshnje. I dërguan në Ohër e Manastir dhe u dënuan, marrë së bashku, 14 vite. Xha Kadriu udënua me 5 vite e gjysmë. Në dhjetor 1993 Kadri Labënishtin e lëshojnë për tre muaj për rehabilitim mjeksor. Kur erdhi koha të rikthehet në burg më 1994 Kadri Labënishti kalon ilegalisht në Shqipëri ku qëndron rreth një viti. Nga viti 1995 deri në vitin 1999 qëndron në Zvicër ku kishte djalin, veprimtarin Atdhetar Labënishti. Në Zvicer pati rastin të njihej me pjesën e LPK’së që vepronte jashtë. Gjatë kohës sa qëndroi atje Xha Kadriu mori pjesë në veprimtaritë pregatitore për clirimin e vendit që zhvilloheshin atje: tubimet informative, tubimet me bashkëatdhetarë, demonstratat evazhdueshme, aktivitetet orientuese për drejtimin e luftës sonë.

Me clirimin e Kosovës nga forcat serbe Xha Kadriu, i gëzuar pa masë, u kthy nga Zvicra në vendlindje Ladorishtë. Por aty qëndron shkurt pasi që vazhdimisht kërkohej për ta kryer burgun që I kishte ngelur nga viti 1993. Ai përsërri del në Shqiperi dhe nga andej në Kosovë. Për xha Kadriun puna nuk ishte kryer ende. Priteshin veprime në Kosovën Lindore dhe në Maqedoni. Edhe pse tanimë i shtyr në mosh, mbante kontakt me bashkëmendimtarët dhe u jepte kështilla të rinjëve që më vonë u rreshtuan në radhët e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.  Ai pati rast te takohet me Fazli Veliun, Ali Ahmetin, Qemal Shaqirin, Shefqet Hasanin e qindar të tjerë veprimtarë.

Foto që flet vet: Kadri Labënishti, Strugë, Fazli Veliu, Kërçovë, Shefket Asani, Kumanovë, tetor 2000, Lugmir, Prishtië

Pasi u sëmur më 2003 ilegalisht vjen në shtëpi. Pas një viti, në dhjetor 2004 sëmuret përësëri rënd dhe pas dy viteve, më 2 nëntor të vitit 2006 vdes në moshën 80 vjeçare duke lënë mbarapa shembullin e njeriut të jashtëzakonshëm që sfidoi të gjitha kohët, të gjitha regjimet e egra okupuese, duke lënë veprën e vetë jetësore lapidar për tu rrëfyer para të gjitha brezave që do të vijnë.

 Kadri Labënishti ishte mendimtar e vizionar. Ai do të mbahet mend për shumë virtyte njerzore: I dashur, i përkushtuar në veprimtari, me gatishmëri e disiplinë të një ushtari të përjetshëm të atdheut. Ai në cdo rrethanë ishte me interesin e Shqipëris, të Kosovës, të viseve shqiptare. Atdheu i coptuar në shumë pjesë në mendjen e zemrën e Kadriut ishte bashkë dhe punonte të jetë e tillë një ditë të bëhej dhe në realitet.

Si një ish luftëtar, ish i burgosur dhe veprimtar me dekada. Xha Kadriu clirimin e vendit e shihte përmes luftës së armatosur. Ai ishte kundër avanturave ushtarake, terrorizmit dhe anarkizmit dhe punës kokë më vete dhe punës së pakoorrdinuar. Ai i kushtonte rëndësi të madhe pregatitjes politike, ideologjike, organizative e logjistike.

Në rrafshin ideologjik ai ishte me përcaktim progresiv të majtë. Kadri Labënishti është ai, si pak të tjerë, që pas formësimit në rininë e hershme e deri në vdekje u qëndroi besnik idealeve të lirisë, të cështjes kombëtare dhe të clirimit klasor. Kundërshtar i papajtueshëm i shfrytëzimit të njeriut nga njeriu. Kundërshtar i racizmit e shovinizmit, kundërshtar i grindjes dhe urrejtjes së popujve, kundërshtar i besimeve të kota dhe grindjeve fetare. Për këto lloj përqarje ai i bënte përgjegjës regjimet antipopullore dhe klasat shfrytëzuese të cilat bënin cdo gjë antinjerzore për interesa të tyre të sundimit.

Ai i besoi deri në vdekje idesë se njeriu sipas natyrës është i mirë, i besoi kauzës së drejtë të clirimit kombëtar, i besoi një bote të re ku njerëzit një ditë do të jetojnë në liri, në barazi dhe drejtësi. Për te Atdheu duhej me passion e përkushtim dhe ishte vendi nga i cili mund të duhet e gjithë bota, i gjithë njerëzimi pa dallim.

Kur kemi parasyshë shpirtin e bardhë dhe idealet e larta të bacës Kadri na vie të pyesim: Mos ndoshta, po të kishte më shumë njerëz si Kadri Labënishti, bota do të ishte ndryshe dhe njerëzimi do të jetonte i lumtur.

 Ai me shembullin dhe veprën e vet ka nderuar familjen, shokët dhe kombin andaj familja, ne shokët që e njohëm dhe punuam me te, ndihemi krenar por edhe mirënjohës për trashëgiminë që ka lënë dhe rrugën që ka trasuar të cilën do ta ndjekim me vullnet e përkushtim.

 Emri i Kadri Labënishtit do ti bënte nderë po ta mbante një shkollë a insitucion, një rrugë a boulevard jo vetëm këtu në Strugë po kudoqoftë në trojet shqiptare ku Ai la gjurmë të pashlyera.  Lavdi e përjetshme Kadri Labënishtit.

( Autor i shkrimit, Emrush Xhemajli)

Kontrolloni gjithashtu

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, ( 1922-1992) gjuhëtar, leksikolog, akademik

Androkli Kostallari, lindi më 7 nëntor të vitit 1922 në Leusë të Përmetit, është gjuhëtar, …