Kadri Rexha

Kadri Rexha: ARGATËT E TERRIT QOFSHIN TË MALLKUAR NDËR BREZA

Në kohën kur mercenarët shpirtshitur po na sugjerojnë paqen në vend të lirisë, në kohën kur klasa vasale në pushtet po shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi luftën e brezave të tërë për liri e pavarësi, në kohën kur po mohohet identiteti kombëtar i popullit, flamuri dhe simbolet tona kombëtare, në kohën kur, në emër të së nesërmes, shqiptarëve u kërkohet të harrojnë pushtimin njëqindvjeçar serb, shpërnguljet me dhunë shtetërore, varrezat masive, djegiet e fshatrave, rrënimin e qyteteve, dhunimin e njëzet mijë grave, në kohën kur po dënohen me burg thuaja të gjithë komandantët e zonave dhe ushtarët e UÇK-së, në kohën kur pasuritë e atdheut po plaçkitën pa mëshirë dhe, më në fund, në kohën kur pas fitores së luftës mbi njëqind vjeçare kundër Serbisë, në tryeza bisedimesh të fshehta, po tregtohen territore të atdheut… edhe rrënimi i dëshmive të gjenocidit të ushtruar nga pushtuesit dhe kolonizatorët serb shkon në rrjedhën e inercisë vasale të derisotme të argatëve të Serbisë. Serbia në qendër të Nishit e ruan me fanatizëm Çele Kullën e përvetësuar, ndërsa dëshmive të gjenocidit dhe të krimeve të saja mbi shqiptarët ua humbi gjurmët duke i djegur ato nëpër shkritoret industriale dhe duke i mbuluar në varreza masive deri në Batajnicë. Me veprimet e tyre rrënimtare kësaj rruge po shkojnë edhe pushtetarët e komunës së Istogut. Për këtë investim të madh të Serbisë te argatët e saj flet qartë edhe rrënimi i Kullës së Popit, rrënimi i stacionit të llahtarshëm të Ozn-ës dhe tashti rrënimi i Burgut famëkeq të Gurrakocit.

Argatët e territ qofshin të mallkuar ndër breza!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …