Duke lexuar pjesën e parë të kujtimeve „Kryengritja shqiptare“ të shkrimtarit Mihal Grameno, do të njihemi më për së afërmi me aktivitetin e rëndësishëm të Komitetit të fshehtë „Për lirinë e Shqipërisë“, i cili me iniciativën e Bajo Topullit, u formua në Manastir, në nëntor të vitit 1905, dhe veproi deri me shpalljen e Hyrrietit në vitin 1908, kur kryengritësit e Çetës së Çerçiz Topullit, pjesëtar i së cilës ishte edhe vetë autori, lanë armët dhe zbritën nga malet për të zhvilluar aktivitetin në mënyrë legale. Siç shihet, pra, kujdes të veçantë autori u kushtoi ngjarjeve revolucionare të zhvilluara në krahinat e Jugut, në fillim të shekullit njëzetë, ngjarje këto që do të kurorëzohen me shpalljen e Pavarësisë, në vitin 1912.
Në faqet e këtyre kujtimeve rëndësi të posaçme shkrimtari i jep organizimit të Çetës së Çerçiz Topullit, e cila në fillim të vitit 1907 i kapet malit. Që në janar të atij viti Çerçizi dhe Mihal Grameno hartojnë një program të përbashkët lidhur me lëvizjen e armatosur. “Qëllimi ynë – shkruanin ata në gazetën “Drita” – është të ngrihemi të gjithë së bashku, gegë dhe toskë… me armë në dorë dhe të luftojmë… për lirinë e Shqipërisë sonë të dashur gjer sa ta fitojmë atë”. Programi përfundonte me thirrjen: “Rroftë kryengritja e Shqipërisë së robëruar, e cila do t’i sjellë asaj lirinë dhe mirëqenien”.
Një ndër detyrat kryesore të kësaj Çete ishte ajo e përhapjes së ndjenjave kombëtare në të gjitha krahinat e atdheut. Në këtë mënyrë, që në ditët e para, kjo Çetë zhvilloi një aktivitet të gjërë, duke luftuar dhe duke propaganduar, në krahinat e Vlorës, Korçës dhe të Gjirokastrës. Veprimtaria e kësaj Çete mori hov të madh sidomos në fillim të pranverës së vitit 1908. Që në ditët e para të muajit mars, sipas vendimit të Komitetit të Gjirokastrës, Çeta e Çerçizit kreu me sukses aksionin e vrasjes së Bimbashit, komandant i xhandarmërisë turke në Gjirokastër.
Ky aksion, i kryer mu në qendër të pazarit nga Bajram Ligu dhe Hito Habibi, i tmerroi të gjithë nëpunësit turq dhe shërbëtorët e tyre. Për të qetësuar gjendjen e krijuar iu dasht vetë qeveritarit të Janinës të shkojë në Gjirokastër. Burgu i kalasë së qytetit, pas kësaj ngjarjeje, u mbush si asnjëherë tjetër. Vetëm nga familja e kapedanit Çerçiz u arrestuan më shumë se dhjetë meshkuj. Mirëpo, në popull kjo ngjarje pati jehonë të madhe dhe e shtoi besimin e realizimit të ëndërrës së tij të paguar shtrenjtë me jetë e me gjak. Akti heroik i kryengritësve u përjetësua edhe në këngën popullore:
Doli shkurti, hyri marsi: N’Gjirokastër u vra Bimbashi…
Mirëpo, ajo që këtë Çetë e ngriti në lartësinë e heroizmit dhe të burrërisë, duke e mbështjellur edhe me një vel të legjendës, është epopeja e Mashkullorës, pa dyshim njëra nga faqet më të lavdishme të historisë së popullit shqiptar. Kjo Çetë kishte rënë shpesh në konflikt të drejtpërdrejt me forcat e armatosura turke. Edhe pse e vogël në numër dhe e pajisur me armë të vjetra, ajo i shkaktonte humbje të mëdha armikut, meqë në zemrat e kryengritësve ishte ndezur një zjarr i pashuar për atdhe dhe për lirinë e tij. Në një rrugë të këtillë heroizmi dhe lavdie, në pjesën e dytë të muajit mars, pra vetëm disa ditë pas vrasjes së Bimbashit, Çeta e vogël prej pesë vetash rrethohet nga ushtria e rregullt turke, e cila numëronte 150 vetë. Rrethimi i papritur bëhet në fashatin Mashkullorë të Gjirokastrës. Lufta fillon në mëngjes, në orën shtatë, dhe nuk pushon deri në orën 17. Ishte kjo një luftë e rreptë dhe e pabarabartë: pesë kundër njëqind e pesëdhjetëve! Në këtë luftë, në krye të Çetës, si gjithherë, ishte Çerçiz Topulli, i cili i këshillonte trimat e vetë që ta ruajnë municionin e paktë dhe u jepte urdhëra të prerë luftarakë, urdhëra të analizuara mirë nga një burrë që as në momentet më dramatike të luftës nuk e hmbte kontrollin.
Lufta e Mashkullorës zë një nga vendet më të rëndësishme në kujtimet e Mihail Gramenos. Për përshkrimin e zhvillimit të kësaj lufte autori sikur e ndien vetën të pa aftë: “Kërkoj ndjesë, se më mungon fuqia e duhur, për të treguar, zbukuruar dhe stolisur, siç meriton, burrërinë dhe trimërinë që tregojti trimi ynë Kapitan, luftëtari i madh dhe i patrembur që nderojti armët e Shqipërisë! Po Kapitani ynë i shtrenjtë, Çerçizi, u tregua si një dragua në këtë luftë, kështu që historia kombëtare do të mburret me emrin e këtij djali të ri, po burri të madh të Shqipërisë.”
Në këtë luftë, hiç më pak se Çerçizi, luftuan edhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj çete. Në mënyrë të veçantë u dallua edhe Mihal Grameno, i cili qysh heret, përkundër iluministëve, kishte pohuar se liria e atdheut mund të fitohet vetëm duke luftuar me armë në dorë. Heroizmëm të pashoq, sipas kujtimeve të M. Gramenos, tregon edhe Myftari, i cili kur plagoset, u lutet shokëve t’ia marrin kokën në mënyrë që të mos binte i gjallë në duar të ushtrisë armike. Për vdekjen e vet ai thotë se ajo nuk do të jetë gjë “më tepër se një vdekje për nder të Shqipërisë.” Pas një lufte që zgjati tërë ditën, kryengritësit, duke e bindur një ushtri se janë të paepur, shpërthyen rrethimin dhe u larguan duke lënë të vrarë shokun e shtrenjtë, dëshmorin trim, Hajredin Tremishtin. Në anën e armikut atë ditë mbetën më shumë se njëzet të vrarë.
Pushkët e kësaj Çete për një kohë të gjatë ia futën tmerrin ushtrisë turke, ndërsa në masat e gjëra popullore ngritën besimin për të hequr qafe njëherë e përgjithmonë zgjedhën e robërisë shumëshekullore.
“Rilindja”, 29 maj 1978