Përvjetorët e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, në mbrojtje të Atdheut nga okupatori serb, kudo në Kosovë dhe në Diasporë shënohen si ditë e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, duke përkujtuar nëntë vjetorin e rënies heroike të Heroit legjendar Adem Jashari, përfaqësuesit dhe simbolit të UÇK-së së lavdishme, sot po përulemi me respekt dhe krenari para të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, si dhe para të gjithë dëshmorëve tjerë të Kombit shqiptar që në vazhdimësi ranë për mbrojtjen dhe bashkimin e popullit shqiptar dhe të trojeve të Atdheut tonë të ndarë. Dhe, duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit ne nderojmë popullin tonë heroik dhe atdheun tonë të lavdishëm. Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit, në radhë të parë, ne nderojmë vetëvetën, nderojmë të parët tanë dhe pasardhësit tanë. Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të kombit, mbi gjakun e të cilëve ngrihet dhe qëndron kalaja e pamposhtur e quajtur Atdhe, më në fund, ne si popull i lashtë dhe me tradita shumë fisnike dëshmojmë se e meritojmë lirinë, dëshmojmë se jemi të denjë të marshojmë krah për krah edhe me popujt e tjerë të qytetëruar të kësaj bote. Duke nderuar kujtimin e paharruar të atyre që ranë për Popull dhe për Atdhe ne të gjallët në të njëjtën kohë i shpallim luftë të pakompromis edhe harresës, armikës më të madhe të indivitdit dhe të popujve. Sepse harresa ka tagër të lartë dhe të pakompenzueshme. Sepse harresa bën që të përseritet e keqja, të përseritet historia. Kombet që harrojnë i nënshtrohen tjetërsimit. Popujt që harrojnë i nënshtrohen zhdukjes së pamëshirëshme. Pra, kujtimi i Adem Jasharit, si dhe kujtimi i të gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë në altarin e Atdheut gjatë historisë sonë të vjetër dhe të re, nuk na lë të harrojmë se jemi shqiptar, nuk na lë të harrojmë idealin e lartë të bashkimit të Atdheut dhe të kombit, nuk na lë të harrojmë amanetin e tyre për të cilin ata u flijuan.
Përvjetorët kanë diçka të ngjashme me varrezat. Përvjetorët, si edhe varrezat, të ngacmojnë, të nxisin për të medituar, për të evokuar, për të thënë gjithë atë që flë në kujtesë lidhur me një person apo ngjarje të rëndësishme të historisë. Gjatë përvjetorëve, si edhe në varreza, në mes të gjallëve dhe të vdekurve shkrihet kufiri, përzihen bisedat, amanetet, mesazhet, i gjalli dhe i vdekuri japin dhe marrin nga njëri-tjetri. Kështu po ngjanë sot mes nesh dhe dëshmorëve të UÇK-së. Përvjetorët e vrasjeve të dëshmorëve të UÇK-së janë bërë tribuna të gjalla dialogu midis popullit dhe bijve të tij martirë. Varrezat e dëshmorëve të Kombit janë kthyer në vende të shenjta prehjeje dhe ngushëllimi ku populli aq sa po merr forcë prej veprës dhe amanetit të tyre po aq po e qanë hallin me ta. Sepse populli shqiptar ende ka halle të mëdha. Sepse populli shqiptar ende nuk e ka realizuar aspiratën e tij sublime: lirinë, pavarësinë dhe bashkimin e të gjitha trojve shqiptare në një shtet. Sepse populli shqiptar ende nuk ka arritur në nivelin kombëtar sa të flasë me një zë të fuqishëm. Sepse, ndonëse jemi popull i lashtë dhe autokton në trojet ku jtojmë, ne, si komb dhe si copa të atdheut, ende vazhdojmë të jetojmë të ndarë në gjashtë shtete. Fatkeqësisht, momentet vendimtare historike vzhdimisht na zunë të përçarë, fatkeqësisht në momentet vendimtare historike përherë na mungoi përkrahja e sinqertë e faktorit ndërkombëtar. Prandaj, fitoret e luftës gjithmonë na i rrëmbyen të tjerët, prandaj, fitoret e luftës gjithmonë i humbëm në tavolinë. Kështu ka ndodhur në Kongresin e Berlinit në vitin 1878. Kështu ka ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Kështu ka ndodhur në mbledhjen e Prizrenit në vitin 1945. Kështu po ndodhë edhe në kohën tonë.
Ashtu siç po flasim me krenari për dëshmorët në tubime përkujtimore, ashtu siç po bisedojmë në heshtje me dëshmorët gjatë homazheve mbi varrezat e tyre, po ashtu edhe dëshmorët kanë po të njëjtën të drejtë të na pyesin ne të gjallëve për gjendjen tonë, të na pyesin se ku jemi në këtë moment të historisë, sa kemi arritur t’i ruajmë fitoret e punës dhe të luftës së përbashkët dhe a kemi arritur t’i realizojmë aspiratat e popullit dhe amanetet e gjakut të tyre të derdhur në altarin e Atdheut. Dhe, ne të gjallët, aq sa kemi nevojë t’ia përseritim vetëvetës dhe njëri-tjetrit, poaq kemi obligim që edhe dëshmorëve të kombit t’ua themi të vërtetën e gjendjes sonë, të vërtetën e situatës në të cilën po kalojmë si komb dhe si tokë e Arbërit. Dhe, sado e hidhur që mund të jetë gjendja e momentit tonë historik, ne të gjallëve nuk na lejohet kurrsesi që këtë gjendje atyre t’ua mbulojmë me fjalë të mira dhe me shpresa të kota. Sepse, si me të gjallët ashtu edhe me dëshmorët e kombit duhet të flitet hapur, sepse sikur ne të gjallët, edhe ata duhet ta dinë të vërtetën. Prandaj, sikurse të gjallëve ashtu edhe dëshmorëve të kombit duhet t’u tregohet, ndonëse me keqardhje, se Kosova sot është para një rreziku të ri të coptimit. Dhe, ky rrezik nuk është i shpifur. Këtë rrezik po e shohin qartë të gjithë ata që kanë sy dhe ata që kanë mend në kokë. Prandaj, shqetësimi i popullit shqiptar, pas premtimeve të vazhdueshme që iu bënë, sot është shumë i arsyeshëm. Më plot të drejtë populli shqiptar priti se më në fund vuajtjet edhe lufta e tij mbi njëshekullore u kuptuan nga fuqitë vendim marrëse. Me plot të drejtë populli shqiptar priti se më në fund vuajtjet dhe lufta e tij do të shpërblehen drejtë. Me plot të drejtë populli shqiptar priti se më në fund Evropës i erdhi rasti ta korrigjojë gabimin e vet të bërë në Londër në vitin 1913. Me plot të drejtë populli shqiptar priti se më në fund vujatjeve të tij mbi njëqindvjeçare u erdhi fundi. Me plot të drejtë populli shqiptar priti se më në fund dhuna, shfrytëzimi i egër, burgosjet, vrasjet, shpërnguljet dhe robëria e shumëfisht serbe, tashti e tutje do t’i takojnë të së kaluarës së hidhur të tij, historisë. Populli shqiptar me plot të drejt mendoi se në trojet e tij edhe ashtu të zvogëluara tej mase nuk do të përseritët më fati i zi i mbi gjashtëqind fshatrave të Sanxhakut të Nishit dhe ai i Çamërisë fatmjerë, se nuk do të përsëritët më fati i mjerë i Sanxhakut të Pazarit të Ri dhe i Medvegjës, se nuk do të përseritet më kasaphanja dhe ekzodusi biblik i viteve 1998 dhe 1999.
Populli shqiptar është lodhur dhe nuk ka nga t’ia mbajë më. Vetëm në këto njëzet vitet e fundit u bënë copë e grimë të gjitha trevat shqiptare jashta Shqipërisë londineze, të gjitha trojet shqiptare që lidheshin me trungun e Kosovës. Deri sa në njërën anë, në emër të decentralizimit, gjaksorja Sërbi shpërblehet me territore të reja shqiptare si komuna, zona ekonomike, zona industriale, zona kulturore dhe zona historike, në anën tjetër, në emër të pavlershmërisë së kufijnëve të Evrpoës së Bashkuar, trojet shqiptare po ndahen me kufinj të ri nga fqinjët tanë sllavë.
Ku është sot Lugina e Preshevës?
Ku është Ilirida?
Ku është Veriu i Kosovës?
Ku është Debëlldeja?
Ku është Plava dhe Gucia?
Ku është Malësia e Madhe dhe Ulqini?
Deri sa Sëbia lufton edhe për një fshat ku banojnë dy-tri familje serbe udhëheqësit shqiptarë, qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri, luftojnë për pozita personale dhe për kulltuqet e tyre të turpshme dhe të pasigurta. Nën maskën e demokracisë, me kombin tonë sot po eksperimentohet në mënyrë përfide. Nën kujdesin e ndërkombëtarëve dhe me përkrahjen inferiore të politikanëve tanë, diletantë dhe servil, substanca kombëtare po pjestohet dhe po shkapërderdhet pamëshirshëm. Kombi shqiptar sot po goditet nga të gjitha anët në gjërat më të shenjta, edhe aty ku nuk guxon të preket asnjë komb. Në radhë të parë Kosovës iu mohua lufta çlirimtare. Ndërkombëtarët, me qëllime të caktuara, luftën tonë e kualifikuan si konflikt ndëretnik dhe pati përpjekje që kësaj lufte t’i japin edhe ngjyra fetare. U heshtën krimet shekullore të Sërbisë. U heshtën planet dhe programet shtetërore serbe për dëbimin e shqiptarëve dhe serbizimin e trojeve të tyre. U hesht, më në fund, lufta e „shenjtë“ serbe, lufta e “tokës së djegur” për shfarosjen definitive të shqiptarëve! Sipas kësaj logjike, me ndihmën e politikanëve të sëmurë shqipfolës, Kosovës iu shanë, iu njollosën, iu vranë dhe iu burgosën thuaja të gjithë komandantët e luftës çlirimtare. Gjithnjë sipas kësaj logjike ushtrisë së dalë nga lufta iu zhbë emëri i saj i lavdishëm dhe, duke e pagëzuar me një emër të ri, asaj i caktuan edhe detyra të reja jashtë sferës ushtarake. Mbi njëmilion mërgimtarëve shqiptarë iu pamundësua riatdhesimi në kohën kur edhe refugjatëve serbë të ikur nga hapësirat jugosllave iu garantohet e drejta e qytetarit të Kosovës. Lehtësirat për importin nga jashtë e rrënuan bujqësinë dhe atë pak industri që shpëtoi nga lufta. Në emër të privatizimit me mijëra punëtorë u hudhën në rrugë. Me qëllim të krijimit të pakënaqësisë në popull, me qëllim të shkatërrimit të ekonomisë vendase, si dhe me qëllim të hajnisë dhe pastrimit të parave, gjiganti energjetik i Kosovës shërbeu si vend ku u luajtën lojërat më të pakufishme dhe më misteriozet. Pastaj për tetë vjet rresht u arritë të bëhet fakt i kryer ndarja e Kosovës veriore si dhe zona kufitare me Maqedoninë. Gjatë kësaj kohe, edhe me bekimin e pushtetarëve shqiptarë, në hartën e Kosovës u krijuan enklava dhe komuna të reja të popullatës serbe si dhe u uzurpuan mijëra hektarë toke në emër të zonave mrojtëse rreth kishave ortodokse. Për tetë vjetë rresht, në emër të një statuti të ri dhe ende të paqartë të Kosovës, shqiptarëve po u ndërrohet përkatësia kombëtare, po u ndërrohet flamuri dhe hymni kombëtar, me një fjalë po u ndërrohet identiteti mijëravjeçarë. Një shëmbull i këtillë nuk njieht kund në botën e qytetëruar. Më në fund, kërkesës së ligjshme të popullit për vetëvendosje me referendum, ndërkombëtarët dhe politika servile e pushtetarëve tanë, iu përgjigjen me dhunë policore dhe sërish i skuqën rrugët me gjakun e dëshmorëve të ri.
Prandaj, nuk është për t’u çuditur se në mungesë të një programi kombëtar, në mungesë të një politike të pastër kombëtare, në mungesë të një prijësi të denjë kombëtar, populli ynë sot po gjen prehje dhe mbështetje vetëm në veprën e dëshmuar dhe të larë me gjakun e dëshmorëve të kombit, po gjen prehje vetëm në idealet e larta dhe shpresëdhënëse të tyre, të cilat premtojnë të ecin përpara nëpërmjet Lëvizje Vetëvendosja në krye me Albin Kurtin. Sepse gjaku i dëshmorëve është gjaku i mbarë kombit, është dokument dhe tapi e tokave shqiptare. Sepse idealet e dëshmorëve të dridhin në ndërgjegje, të mbushin me frymëzim. Sepse porosia e veprave të tyre të mobilizojnë për të punuar dhe për të luftuar deri në flijim për të vërtetën, për të drejtën, për lirinë, për progresin shoqërorë dhe për progresin historik. Sepse ata me veprën e tyre e kishin dëshmuar shumëfish se ishin bijë të kësaj toke, se ishin bijë të baballarëve të thjeshtë dhe nënave të përvuajtura shqiptare. Sepse ata e kishin kuptuar me kohë se rruga e lirisë nuk ishte e lehtë. Se ajo rrugë kalonte përmes vuajtjeve dhe flijimeve të mëdha, parmakëve të burgjeve të pushtuesit, përmes torturave çnjerëzore të pushtetit dhe përmes plumbave vdekjeprurës të armikut. Ata e kishin më së të qartë se lirinë nuk ta falë kush dhe se liria fitohet me shumë mundime të mëdha, me djersë dhe me gjak të pakursyer. Këtë mësim ata e kishin nxjerrë nga përvoja e madhe e popullit të vet si dhe nga përvoja e gjithë popujve liridashës të botës së qytetëruar. Në themelet e kësaj edukate ishte rritur edhe atdhetari demokrat Hasan Prishtina, i cili në altarin e atdheut kishte dhënë këtë betim: “Mue në idenë teme patriotike nuk ka muejt as nuk do të mundet me më mposhtë as ari i tanë botës, as mënia e tanë armiqëve. Ka me më mposhtë vetëm vdekja.” Në themelet e kësaj edukate ishte formuar edhe Jusuf Gërvalla, i cili në themelet e veprimtarisë dhe të luftës së djalërisë patriotike të gjeneratës së vet kishte vënë zotimin: “Në ballë të këtij populli dhe të këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshshme.” Po në themelet e kësaj edukate ishte rritur, formuar dhe edukuar edhe Adem Jashari, i cili, në emër të ushtrisë së re çlirimtare, truallit dhe popullit të vet ia kishte dhënë fjalën: “Edhe njëqind jetë me i pasë të gjitha do t’ia falsha atdheut”. Kësisoj, me mish e me shpirt, me zemrën plot për Kosovën dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe për çlirimin dhe për bashkimin e Kombit dëshmorët e kombit u dogjen si qiriri për t’ia sjellë lirinë aq shumë të merituar popullit shqiptar, të ndarë dhe të pushtuar barbarisht nga armiku serb. Dhe, duke mos ndalur asgjë për vetveten, krejt çka patën të shenjtë deri më në fund edhe jetën e tyre, ata ia falën popullit të vet të shumëvuajtur. Prandaj, nuk është e rastit as dashuria popullit për ta, as kujtimi dhe nderimi që po u bëhet sot dhe do t’u bëhët amshueshëm . Është konstatim i moçëm se secila kohë e madhe i ka edhe heronjtë e vet të mëdhenj. Të tillët pastaj, me kujdesin më të madh të popujve që u takojnë, vendosen në altarin e quajtur traditë për ta gëzuar kujtimin dhe respektin e thellë të gjeneratave aktuale dhe të brezave që do të vijnë. Në këtë drejtim edhe epopeja e kohës sonë, epopeja e UÇK-së së lavdishme, e mishëruar me lindjen e një heroizmi të ri, e mishëruar me sakrificat e bijëve më të mirë të popullit, gjeti jehonë të denjë dhe të gjithanshme në krijimtarinë shpirtërore të popullit. Prandaj, figurat e dëshmorëve të kombit, me të gjitha tiparet njerëzore të bijëve të thjeshtë të kësaj toke, me të gjitha karakteristikat e luftëtarëve sypatrembur që luftojnë për çlirimin e atdheut nga armiku serb, nga gjeniu popullor, me dashuri e respekt, u skalitën në poezi, në prozë, në pikturë, në skulpturë, në këngën popullore, në shkrimet përkujtimore, në dokumentarët televiziv, në kujtime, në deklarata të miqve të tyre, në monografi të veçanta, etj. Sipas traditës së vet kujtimin dhe respektin për dëshmorët e Kombit populli do ta shprehë edhe me pagëzimin e fëmijëve me emrin e tyre, edhe me emërimin e shoqatave, klubeve, shtëpive të kulturës, shkollave, rrugëve, brigadave të UÇK-së, kazermave të ushtrisë, me organizimin e tubimeve popullore me rastin e vrasjes së tyre, me homazhet e organizuar në varrezat e dëshmorëve, e kështu me radhë.
Por, megjithkëtë, shtrohet pyetja: me kaq a u kemi dalë borxhit figurave të dëshmorëve të luftës së fundit dhe sa kemi bërë që jeta dhe vepra e këtyre personaliteteve të njihet mirë në popull, sidomos nga gjeneratat e reja. Përgjigjja pozitive lidhur më këtë çështje lë shumë për të dëshiruar. Nëse deri me tashti shumica e varrezave të dëshmorëve janë ngritur dhe janë sistemuar në komplekse të veçanta, në këtë drejtim ka mbetur edhe shumë pa u bërë. Të përkujtojmë, në këtë rast, se varrezat e dëshmorëve, kudo në botën e qytetëruar, paraqesin nivelin e kulturës së sëcilit komb si dhe nivelin e vlerës së sëcilit shtet. Nëse biografitë e shkurta të dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit, të Llapit dhe dëshmorëve student të Universitetit të Kosovës janë përmbledhur në libra të përbashkët, nëse Redaksia „Dëshmorët e UÇK-së“ po bën punë të madhe me botimin në vëllime të monografisë „Feniksët e lirisë“, nëse për disa dëshmorë të shquar deri më tashti janë botuar monografitë, janë realizuar dokumentarët televizivë, janë ngritur lapidarë dhe përmendore monumentale mbresëlënëse në këtë drejtim duhet të shkohet deri në fund. Jeta dhe vepra e luftëtarëve të lirisë duhet të bëhët pronë e popullit, sidomos pronë e gjeneratave të reja. Ata u flijuan për ne, për lirinë tonë, ndaj ua kemi borxh t’ua ruajmë emrin, t’ua përjetësojmë veprën. Dhe, më në fund, është detyrë e shkencës që sa më parë të dalë para popullit me studime të veçanta apo me monografi shkencore mbi jetën dhe veprën e dëshmorëve si dhe me historinë e plotë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Vepra e plotë dhe e ndritshme e UÇK-së duhet ta shohë dritën sa më parë. Ajo e tëra duhet të bëhet ushqim dhe pronë e mbarë kombit shqiptar. Sepse mesazhi i heshtur i dëshmorëve të atdheut që vjen me bukën e ëmbël, me ujin e ftohtë dhe me ajrin e pastër të tokës sonë, herë si dritë dielli e herë si gjëmë dheu, duhet të bëhet letërnjoftim, fletëtestament dhe flamur i papërkulur në ballë të gjeneratave të reja, në zemër të popullit mbarë. Sepse jeta që po e gëzojmë pas luftës së fundit Kosovës i kushtoi mbi 250 shekuj dergjjeje të rinisë shqiptare nëpër burgjet mesjetare serbe, mbi dy milion shqiptarë të shpërngulur në Turqi dhe në vise të tjera të botës, mbi gjysmë milioni shqiptarë të vrarë dhe të masakruar, mijëra vajza dhe gra të dhunuara, një ekzodus milonësh ndër më të përgjakshmit gjatë historisë njerëzore, disa herë e djegur me themel dhe e ringjallur sërish nga hiri dhe pothajse një shekull eksploatim të egër kolonialist. Ky tagër i llahtarshëm le të mbetet vulë në vetëdijen shqiptare, kujtim dhe amanet brezave të ardhshëm. Ky det gjaku dhe këto male krimesh nga dora serbe le të bëhën gur në ndërgjegjën e Fuqive të Mëdha dhe njëherit akuzë ndaj tyre për paudhësinë që bënë në Londër në vitin 1913, duke e ndarë përgjysmë një komb dhe duke e lënë atë si qengjin në gojën e ujkut. Kjo gjëmë Kosove nuk guxon të falet, nuk guxon të shkelet dhe nuk guxon të harrohet. Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë se çështja shqiptare është plagë që kullon gjak dhe kjo plagë kërkon shërim të plotë.