Ka përfunduar takimi i krerëve të vendit tonë, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendës-kryeministrat Fatmir Limaj e Behxhet Pacolli dhe zyrtarë të tjerë, është mbajtur pas ngjarjeve të djeshme, ku u patën arrestuar disa zyrtar të kolegjit “Mehmet Akif”. Pas këtij takimi, Kadri Veseli ka thënë se kjo që ka ndodhur dje nuk do të përsëritet më. Përpos tij asnjëri nga zyrtarët shtetërorë nuk ka folur për medie, madje presidenti Hashim Thaçi është larguar para se të përfundojë takimi.
