Raportin e fundit të Transparency International, lidhur me korrupsionin, në të cilin Kosova është renditur 11 vende më poshtë krahasuar me vitin e kaluar, kryekuvendari Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë. Raporti i sapodalë i organizatës së njohur ndërkombëtare për perceptimin e korrupsionit tregon se Kosova ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në vitin 2016. Të gjithëve na mbetet ende një rrugë e gjatë për ta bërë në luftë kundër korrupsionit, por ne po ecim me hapa të shpejtë në drejtimin e duhur”, ka deklaruar Veseli përmes një postimi.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …