Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kreu i kësaj partie, Lulzim Basha. Veseli dhe Basha, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë e Shqipëri, duke potencuar synimet e përbashkëta euro-integruese të të dyja vendeve. Veseli shprehu konsideratën e tij për kontributin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në arritjen e lirisë së Kosovës, si dhe në procesin e shtet-krijimit dhe shtet-ndërtimit të saj. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ndërkaq, duke çmuar lart rolin e kryeparlamentarit, Veseli në zhvillimet politike në Kosovë tha se Partia Demokratike mbështet rrugën integruese të Kosovës dhe do të vazhdojë dhënien e kontributit në të gjitha fushat.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …