Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se mandatari i koalicionit, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Kosovës, për arsye se është një çështje e interpretimit të vet vullnetit të qytetarëve tanë. Në të njëjtën kohë është edhe respektim i Kushtetutës. Alternativat janë pothuajse fare inekzistente që Ramush Haradinaj të mos jetë kryeministër i Qeverisë së Kosovës për katër vitet e ardhshme, ka deklaruar Veseli. Formula është vota e qytetarëve tanë. Në zgjedhjet e 11 qershorit, koalicioni i prirë nga Partia Demokratike e Kosovës ka fituar qartë, ka fituar bindshëm. Në të njëjtën kohë, demokracia është respektim i procedurave, ajo të cilën e kishim edhe në vitin 2014. Kjo është edhe një arsye më shumë se vendit nuk i nevojitet që të ketë bllokada, vendit nuk i nevojitet që të ketë mllef, vendit nuk i nevojitet që të ketë konflikte mes vete. Duhet të bashkëpunojmë për hir të interesave të qytetarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …