leoni

Veseli: Konfrontimi i kryeministrit Kurti me NATO-n dhe Amerikën e dobëson Kosovën në raport me Serbinë

Kadri Veseli: Duke instaluar frymën anti-amerikane Kurti po ia sjell Kosovës rrezik më të madh të mundshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu. Lideri i opozitës tha se shenjtërinë e këtyre marrëdhënieve të Kosovës me partnerët strategjikë, të ndërtuar me dekada, Albin Kurti është i gatshëm ta rrënojë brenda ditësh. “Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane të qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër”, tha Veseli në fjalimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në pritjen lamtumirëse të ambasadorit italian: De Riu, shembull i përkushtimit dhe miqësisë së sinqertë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen lamtumirëse …