Muja: Koalicioni nuk i ka votat për demarkacionin, Qeveria duhet të bjerë dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të demarkacionit vlerëson deputeti Muja

Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të demarkacionit, kështu është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja. Sipas tij, një gjë e tillë mund të bëhet brenda 24 orëve, për të shkuar pastaj te vendimi për zgjedhje të parakohshme. Këtë propozim Muja e ka dhënë teksa ka treguar se Kadri Veseli udhëheq me partinë më të madhe në Kosovë, PDK-në, dhe është në pozitën nga e cila mund t’i kërkojë përgjegjësi Qeverisë për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Deputeti Muja ka thënë se në situatën aktuale asnjë deputet s’do të votojë pro demarkacionit, për shkak të rrezikut që të hyjë në histori si tradhtar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …