leoni

Kadri Veseli thotë se me Ligjin për Pagat do t’i japin fund anarkisë që ka mbizotëruar qe 20 vite në sektorin publik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e shpalos për herë të parë publikisht synimin e tij për t’u bërë kryeministër i vendit

Kryetari i parlamentit të Kosovës dhe njëherit kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme. Veseli fillimisht është shprehur se Partia Demokratike e Kosovës e vendos se kush do të jetë kandidat dhe se synimi i tij është të fitoj brenda partisë që të vazhdoj të jetë kryetar. ‘Ndihem i privilegjuar që jam kryetar i kësaj partie dhe synoj të jem krytar i PDK-së, ndoshta është hera e parë që po e bëj publike dhe natyrshëm unë pretendoj të dal para qytetarëve të mij me ofertën ‘mudem, di, dua me e ndërru këtë vend’, për hir të interesit të qytetarëve, pra kjo nënkupton që synoj kryeministrin”, u shpreh Veseli. Ai gjithashtu është shprehur se e di saktësisht se çfarë duhet të bëhet që të ndryshohet dhe të transformohet Kosova dhe të drejtohet atje ku të gjithë qytetarët duan.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …