Kadri Veseli: Edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur, ndërsa kriminelët serbë shëtisin të lirë

Kadri Veseli: Edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur, ndërsa kriminelët serbë shëtisin të lirë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, ku artisti i mirënjohur Alban Muja, ka paraqitur projektin “Family Album” që përshkruan vuajtjet e shqiptarëve gjatë luftës. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, kryeparlamentari Veseli ka thënë se edhe 20 vjet pas luftës, mijëra shqiptarë janë të zhdukur, ndërsa kriminelët serbë shëtisin të lirë. Ai tha se krahas hapave për formimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për gjykimin e kriminelëve serbë, Kosova do të paraqesë rrëfimet e saj të luftës në mbarë botën edhe nëpërmjet artit e kulturës, për çka e ka falënderuar Ministrinë e Kulturës dhe artistët për kontributin e dhënë. “Në prag të 20-vjetorit të çlirimit, shteti ynë ende ka shumë plagë të hapura ku mijëra persona u vranë e zhdukën, ndërsa kriminelët serbë të këtyre vrasjeve janë ende të lirë. Zëri i Kosovës për të kërkuar drejtësi sot u paraqit edhe në Pavijonin e Kosovës në Bienalen e Venedikut, nëpërmjet paraqitjes së artistit tonë Alban Muja dhe komisionares Arta Agani. Në rrugën tonë të pakthyeshme për të kërkuar drejtësi për viktimat e luftës, një ndihmë të jashtëzakonshme do ta japin edhe Ministria e Kulturës dhe artistët, nëpërmjet paraqitjeve të tyre brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …