Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar të shtunën disa takime në qytetin e Gjilanit, ku ka shpalosur vizionin e tij për luftën kundër korrupsionit e cila do të mundësojë perspektivë të re për të gjithë qytetarët. Ai ka thenë se entuziazmin e madh për fitoren e madhe po e sheh anekënd Kosovës në takime të shumta me qytetarë. “Entuziazmin e fitores që po afrohet e kam ndier fortë në të gjitha takimet që kam pasur sot në Gjilan, Skifteraj dhe Sllatinë. Me aktivistët e shumtë që takova biseduam për planin që kemi hartuar për të luftuar korrupsionin i cili po e mban peng zhvillimin e ekonomisë sonë. Fusha e patundshmërisë preket në veçanti prej abuzimeve prandaj ne kemi krijuar një vizion të qartë e konkret për t’iu dhënë fund atyre. Ne do ia çlirojmë energjitë zhvilimore këtij sektori duke legalizuar qindra mijëra ndërtime pa leje dhe duke eliminuar burokracitë dhe korrupsionin tek nxjerrja e lejeve të ndërtimit në të ardhmen. Duke fituar luftën kundër korrupsionit, ne do ta forcojmë ekonominë tonë e do hapim mundësi që rinia jonë të heqë dorë nga emigracioni”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …